Lëvizja Vetëvendosje, e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme që të thirret seanca e jashtëzakonshme e kuvendit, për zgjedhjen e presidentit të ri, shkruan Radio Evropa e Lirë. Që të thirret seanca për zgjedhjen e presidentit, duhen nënshkrimet e të paktën 40 deputetëve. Më pas, kryesia e kuvendit mblidhet për të caktuar kohën e mbajtjes së kësaj seance.
Jozyrtarisht, REL-i po ashtu merr vesh se Lëvizja Vetëvendosje është duke e shtyrë përpara nxjerrjen para kuvendit të një ligji, i cili do të rregullonte çështjen e votimit të diasporës nëpër ambasadat që Kosova ka në botë. Ky legjislacion, LVV-ja dëshiron që ta prezantojë para se të procedohet me votimin për presidentin.
LVV e Kurtit për postin e presidentit të Kosovës ka propozuar Vjosa Osmanin./REL
A.B.