Kosovë / Zemaj: Nuk kemi pranuar të marrim vaksina nga Vuçiqi e Kina

Ish-ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, iu është përgjigjur kritikave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa i përket vonesës së arritjes së vaksinave në Kosovë.

Ai tha se ka pasur një përkushtim të disa personave në prapavijë që të merren vaksina nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi e Kina, por që tha se nuk e kanë lejuar një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë që kemi qëndruar vendi i fundit në rajon, kemi filluar me të gjitha vendet të cilat në kapacitetet e saj për të siguruar vaksinat është temë aktuale dhe temë e cila akoma donë përkushtim maksimal. E di që ka pasur një përkushtim të disave në prapavijë që të merren vaksina ashtu siç kanë marrë disa vende të tjera nga Vuçiqi apo edhe nga Kina, por ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë. E dyta, po ashtu angazhimi jonë për sigurimin e vaksinave ka filluar nga muaji korrik. Nuk është e vërtetë që po sigurojmë falje dhe donacione, por sigurimi i atij donacioni kërkon mund, sakrificë, profesionalizëm, përkushtim, bashkëpunim ndërkombëtarë. Nuk jemi pjesë e OBSH-së dhe mekanizmave të Komisionit Evropian, kështu që kjo është temë e përfunduar”, tha ai./KosovaPress

A.B.