Mickoski: Ditë e zezë, 50 viktima nga virusi

Kreu i VMRO-DPMNE-së fajëson pushtetin për numrin e lartë të të vdekurve nga virusi gjatë ditës së sotme.

“Sot është e Premtja e Zezë, Maqedonia është në zi. 50 të vdekur për shkak të kovidit. Ditë e trishtë.

Ne jemi bërë një vend ku ministrat shkojnë me pushime, kërkohen previzione nga vaksinimi, gjatë fundjavës voziten motorra dhe kur jo, fluturohet me helikopter dhe e gjithë kjo ndërsa njerëzit po vdesin.

50 të vdekur janë një ndërtesë e tërë, një bllok i tërë, një rrugë e qytetit me shtëpi. Qeveria vonon me reagimin, ata nuk kanë asnjë sistem apo plan.

Njerëzit janë lënë vetë. Kjo qeveri duhet të bjerë, është e vetmja mundësi që gjërat të bëhen më mirë”, shkruan Mickoski.

A.B