Seanca e Kuvendit në të cilën është propozimi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor do të fillojë në ora 15. Gjatë ditës së sotme parashihet votim i shpejtë i të dy propozimeve duke qenë se në agjendë është lënë vetëm 10 minuta kohë për mbajtjen e seancës dhe fillimin e një seanca tjetër, me ligje të tjera.
Shtyja e regjistrimit nuk mbështetet vetëm nga opozita shqiptare kurse ndryshimet në Kodin zgjedhor mbështeten nga të gjitha grupet parlamentare.
Një ditë më parë në komisionet amë kaluan të dy propozim ligjet. Komisioni për çështje evropiane nuk shqyrtoi 200 amendamentet e opozitës shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për ligjin për regjistrim me arsyetimin se ata nuk ishin firmosur nga më shumë deputetë.
A.B.