Vaksina më e preferuar është ajo e “Pfizer”, ndërsa më pak e preferuara është “Astra Zeneka”, tregojnë rezultatet e anketimit nw vend.
Shumica e qytetarëve nuk janë të kënaqur me masat e Qeverisë për shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë.
Pesëdhjetë përqind e qytetarëve thanë se do të vaksinoheshin dhe 34 përqind thanë se nuk do të vaksinoheshin. 16 përqind janë ende hezitues.
Këto janë rezultatet e një sondazhi të botuar nga Instituti për Demokraci Societas Civilis (IDSCS) nën Programin e Mbështetjes Parlamentare.
Shumica e qytetarëve (39 përqind) preferojnë vaksinën Pfizer, ndërsa e dyta është vaksina Sputnik V (21 përqind). Vaksinat e “Sinofarm” janë më pak të preferuara, për të cilat vendosën 6% e qytetarëve, pastaj “Moderna” me 5%, ndërsa vaksina më pak e preferuar është “Astra Zeneka”, e cila preferohet nga vetëm 3% e qytetarëve. Nga ana tjetër, 27 përqind e qytetarëve nuk dinë ose nuk kanë përgjigje se për cilën vaksinë do të vendosnin.
A.B.