Zaev: Edhe diaspora është e jona, është e rëndësishme të regjistrohemi të gjithë

Nuk është e drejtë të kemi nevojë për diasporën kur ata duhet të votojnë për ne, dhe të mos na duhet  kur na jep para, kur duhet t’i regjistrojmë, kur ndihmojnë familje. Diaspora është populli ynë. Ata sot janë jashtë, nesër do të jetë këtu. Ndoshta edhe dikush nga ne nesër do të jetë jashtë. Ne do t’i regjistrojmë të gjithë njerëzit tanë, pavarësisht nëse ata janë brenda ose jashtë vendit, tha sot Kryeministri Zoran Zaev.

Zaev u bër thirrje qytetarëve të raportojnë gabimet teknike gjatë regjistrimit elektronik.

“Realisht është me të vërtetë e rëndësishme që të gjithë të regjistrohen, pavarësisht nëse jetojnë në këtu apo jashtë vendit. Disa gabime teknike mund të ndodhin, por nëse i raportojmë, ato hiqen dhe zgjidhen. Unë u bëj thirrje qytetarëve një problem të tillë ose ndonjë problem tjetër të ngjashëm menjëherë ta raportojnë në Entin e Statistikave që të hiqet dhe të përmbushin të drejtën dhe detyrimin e tyre civil – të regjistrohen”, tha Kryeministri pas vizitës në spitalin modular në Prilep.

A.B.