Ministri tregon se ka raste me pacientë të rinj gjendja e të cilëve përkeqësohet brenda disa orësh. Thjesht është një manifestim kaq i tmerrshëm te mushkëritë, thotë ministri Venko Filipçe, që përkundër gjithçkaje që bëhet, ndonjëherë jeta e pacientëve nuk mund të shpëtohet.
Ka shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë, trajtohen sipas standardeve dhe mjekët bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar, por ka edhe raste kaq të vështira me fotografi klinike, që disa nga mjekët nuk i kanë parë më parë.
“Fatkeqësisht, kemi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë tani dhe sot. Pavarësisht nga masat e marra, për fat të keq, në disa nga pacientët trajtimi nuk ka efekt. Ka një pamje klinike, një manifestim, të cilin vërtet deri më tani disa nga kolegët, veçanërisht ekspertët në fushën e pulmonologjisë dhe mjekësisë infektive, nuk e kanë parë. Manifestimi i mushkërive, i gjakut, i cili thjesht nuk ka përgjigje ndaj terapisë”, thotë Filipçe.
Lidhur me pacientët e rinj që janë viktima të koronavirusit, dhe të cilët nuk kishin sëmundje bashkëshoqëruese, ministri tha se raste, thotë ai, kur gjendja e tyre përkeqësohet brenda disa orësh.
“Ka të rinj tek të cilët përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ndodh brenda disa orësh dhe thjesht përkundër gjithë qasjes terapeutike për të parandaluar përkeqësimin dhe për të parandaluar përparimin e përkeqësimit, ndonjëherë fatkeqësisht nuk kemi sukses. Është thjesht një manifestim kaq i tmerrshëm te mushkëritë, saqë pavarësisht gjithçkaje që po bëhet, ndonjëherë jeta e pacientëve nuk mund të shpëtohet”, shtoi Filipçe./360 gradë
A.B.