Kosovë/ Dështon për herë të dytë votimi për presidentin

Pas dy tentim votimeve për presidentin e ri të vendit, në Kuvendin e Kosovës nuk ka pasur kuorum, si rrjedhojë deputetët kanë shkuar në pauzë.

Në tentimin e parë të panishëm në sallë ishin 82 deputetë por pjesë në votim morën vetëm 78.
Pjesë në votim nuk morën katër deputetë të LDK-së: Abdullah Hoti, Driton Selmanaj, Agim Veliu e Valentina Bunjaku.

Në tentimin e dytë në votim mori pjesë Valentina Bunjaku duke marrë pjesë në votim 79 deputetë.

Për kuorum nevojitet që pjesë e votimin të jetë 80 deputet.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën./TopChannel

A.B