Ndërsa vendet më të pasura në botë po përballen me mungesat e vaksinave Covid 19, disa nga vendet më të varfra shqetësohen se nuk po marrin fare vaksina. Por, shkruhet në një opinion të dy ekspertëve të shëndetësisë, të botuar në “New York Times”, duket se po vjen një zgjidhje për të dyja palët: vaksinat nga Kina e Rusia, e ndoshta shumë shpejt nga India.
Por, provat po tregojnë se vaksinat nga këto vende, funksionojnë gjithashtu. Revista prestigjoze mjekësore “The Lancet” publikoi këtë javë rezultatet nga provat e bëra së fundmi, ku thuhej se vaksina ruse Sputnik V, ka normë efikasiteti prej 91.6%. Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Egjipti, Jordania, Iraku, Serbia, Maroku, Hungaria dhe Pakistani kanë miratuar vaksinën Sinopharm nga Kina. Që në mes të janarit 1.8 milionë persona në Emirate e kanë marrë atë.
Një studim në Emirate, tregoi se vaksina ‘Sinopharm” ishte 86 për qind efikase. Rezultatet e ‘Sinovac’ janë luhatur, 91 për qind efikasitet ka raportuar Turqia, 65 për qind Indonezia dhe 50.4 për qind Brazili./Top Channel
A.B.