Franca hyn në bllokimin e tretë kombëtar pas rritjes së rasteve me COVID-19

Franca nga dita e djeshme ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar, teksa lufton me rritje të rasteve të reja me COVID-19, e kështu po kërcënohen kapacitetet spitalore.

Të gjitha shkollat dhe dyqanet jothelbësore do të mbyllen për katër javë, po ashtu do të ketë edhe shtetrrethim nga ora 19:00 deri në 06:00, shkruan BBC.

Të premten, numri i pacientëve të sëmurë rëndë nga COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) u rrit me 145 për qind, duke u cilësuar si “kërcimi” më i madh gjatë pesë muajve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar më shumë shtretër spitalorë për pacientët me koronavirus.

Franca aktualisht ka rreth 5 mijë pacientë të shtrirë në kujdesin inteziv, teksa gjatë po të njëjtës ditë u raportuan 46 mijë e 677 raste të reja dhe 304 viktima nga COVID-19./Lajmi.net

A.B.