December 1, 2022

Kështu e festuan përvjetorin e lidhjes Genci dhe Eni

Katër vite bashkë. Ky është numri i viteve që kanë me njëri-tjetrin Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi.

Fakti se fillimi ishte larg syrit të publikut krijon përshtypjen që kjo periudhë ka shkuar shpejt, por për çiftin çdo gjë duket si në ditën e parë.

Të dashuruar e të pandarë nga njëri-tjetri, Genci dhe Eni në përvjetorin e tyre i kanë kushtuar kohë vetëm njëri-tjetrit.

Ata kanë festuar këtë ditë të shënuar në një resort, me ç’rast kanë ndarë edhe disa fotografi./Prive