Në mesazhin me rastin e Pashkëve, Papa Françesku u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave, veçanërisht për të varfërit e botës, dhe i quajti “skandaloze” konfliktet e armatosura apo shpenzimet ushtarake gjatë pandemisë.
Për shkak të koronavirusit, ky ishte viti i dytë radhazi që në ceremonitë papale të Pashkëve kanë marrë pjesë vetëm grupe të vogla në një altar dytësor të Bazilikës së Shën Pjetrit, ndryshe nga më parë kur besimtarët grumbulloheshin me shumicë në katedrale ose në sheshin jashtë.
Papa tha se “Pandemia vazhdon të përhapet, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike mbetet e rëndë, veçanërisht për të varfërit. E megjithatë, tha ai, dhe kjo është skandaloze, konfliktet e armatosura nuk po marrin fund dhe arsenalet ushtarake po forcohen.”
Sheshi i Shon Pjetrit ishte i zbrazët me përjashtim të disa policëve që zbatonin masat e një bllokimi të rreptë tre-ditor në shkallë vendi./VOA
A.B.