Mungesa e vetëm një vote më shumë, bëri që parlamenti i Kosovës të ndërpresë seancën e së shtunës mbrëma për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Prania fizike e më shumë se tetëdhjetë deputetëve mundësoi hapjen e seancës, por në kutinë e votimit u hodhën më pak vota se 80 vota. Sipas kushtetutës së Kosovës në votim për presidentin duhet të marrin pjesë dy të tretat e deputetëve të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.
Raundi i parë i votimeve u përsërit dy herë dhe ndërsa herën e parë pati 78 vota në kuti, herën e dytë ishin 79.
Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, paraqiti dy kandidatura për këtë post: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që kishte kandidat në listën e lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja në votim e dy e më shumë kandidatëve, është e domosdoshme në mënyrë që të mund të fillojë procedura për zgjedhjen e presidentit./VOA
A.B.