Vaksnimi masiv në Maqedoni fillon nesër

Vaksinimi masiv i popullsisë kundër Kovid-19 në vend do të fillojë zyrtarisht nesër, me “Sputnik V”. Vaksinimi do të bëhet në pikën A1 Arena, qendra sportive “Boris Trajkovski” ndërsa janë caktuar 3000 termine për qytetarët. Në këtë fazë, do të imunizohen qytetarët nga infrastruktura kritike, njerëzit që punojnë, MPB-ja, ARM-ja, gazetarë, shërbimet nga Qyteti i Shkupit, shoferët e autobusëve, zjarrfikësit, edukatorët e kopshteve, punonjësit në pikat e pagesës së taksës rrugore, etj. Sipas planit, vaksinimi me 20.000 vaksina ruse “Sputnik” të dhuruara nga Serbia do të bëhet në 48 ulëse njëherësh. Do të ketë një ekip prej rreth 20 infermierësh dhe pesë mjekësh në dy turne, vende për 15-20 minuta vëzhgim pas vaksinimit dhe kënde për kujdesin urgjent mjekësor nëse është e nevojshme. Ministri Venko Filipçe gjatë vizitës së tij në A1 Arena, “Boris Trajkovski” deklaroi se në fillim një mesatare prej rreth 4000 njerëz në ditë do të vaksinohen në të gjithë vendin dhe beson se për një kohë të shkurtër do të përmbushet edhe plani prej 7000 terminesh në ditë.

A.B.