Vjosa Osmani Sadriu mori 71 vota gjatë rrethit të tretë të votimit në Kuvendin e Kosovës duke u zgjedhur kështu Presidente e vendit.
Osmani u betua se tërë fuqinë e saj do t’ja kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit të vendit, të drejtave të qytetarëve dhe ruajtjes së mirëqenies. Mandati i presidentes është pesë vjet.
A.B.