LG mbyll biznesin e smartfonëve

“LG electronics” tha të hënën se do të mbyllë biznesin e saj me humbje të smartfonëve.

Në janar, gjigandi i elektronikës në Korenë e Jugut, tha se po shihte të gjitha mundësitë për divizionin pas rreth gjashtë vitesh humbje që në total kapin një shifër prej 4.5 miliardë dollarë. LG ka bërë shumë rinovime përfshirë këndin ultra të gjerë të kamerave, duke u bërë prodhuesi më i madh i smartfonëve në 2013-ën.

Por, drejtuesit thanë se tregu i telefonëve është bërë jashtëzakonisht konkurrues. Ndërsa Samsung dhe Apple janë dy lojtarët më të mëdhenj në tregun e smartfonëve, LG ka pësuar vitet e fundit një seri rëniesh. Ndërsa LG përballet me humbje, ai ka zhvilluar edhe bisedime për të shitur pjesë të biznesit, por pa rezultat. Ajo vazhdon të konsiderohet marka e tretë më popullore në Amerikën e Veriut, por ka shënuar rënie në tregje të tjera. Telefonët LG janë ndërkohë shumë të zakonshëm në tregun koreano jugor.

Vitin e kaluar, kompania transportoi 28 milionë telefonë, krahasuar me 256 milionë të Samsung-ut. Biznesi i smartfonëve është më i madhi nga pesë divizionet e LG dhe zë rreth 7.4 për qind të të ardhurave.

LG ka sidoqoftë ende një biznes të fortë të elektronikës, veçanërisht me televizorët dhe aplikacionet e tjera. LG është marka më e shitur e televizorëve në botë pas Samsung-ut./TopChannel

A.B.