December 5, 2022

Mariah Carey këndon teksa vaksinohet kundër COVID-19

Mariah Carey ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19. Diva e muzikës dukej se ishte në humor të mirë ndërsa priste për të bërë vaksinën.

Këngëtarja ka ndarë momentin e vaksinimit me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku u shpreh se ishte e ngazëllyer dhe njëkohësisht nervoze për t’u vaksinuar. Por gjatë këtij momenti, Mariah nuk mund dhe të mos këndonte.

“Efekti anësor i vaksinës: G6”, ka shkruar Mariah Carey me humor krahas videos. Videoja e saj është pritur mirë nga adhuruesit, të cilët e kanë falenderuar për faktin se është siguruar të inkurajojë njerëzit për t’u vaksinuar./Prive

A.B.