Nga Kruja, ku vlerësoi disa personalitete të artit dhe kulturës në këtë qytet, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, edhe njëherë ka bërë apel që të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ju ftoj të gjithëve, që sipas bindjeve tuaja të merrni pjesë aktive, të mos lejoni cenimin e të drejtës suaj nga askush për të votuar të lirë dhe me dinjitet!”, është shprehur kreu i shtetit shqiptar.