Kryeministri Zoran Zaev pas seancës së sotme të Qeverisë bëri me dije se janë miratuar masat e reja kufizuese për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit. Ora policore do të fillojë çdo ditë nga ora 20 dhe të zgjasë deri në ora 05 të mëngjesit duke nisur nga nesër.
Nga data 7 deri në datën 20 prill ndalohet grumbullimi në objektet e gastronomisë dhe shërbimi brenda ambienteve të tyre. Shërbimet e tyre lokalet gastronomike mund t’i ofrojnë vetëm nëpërmjet shallterit (banakut), jashtë objektit, ose të bëjnë dërgesa në shtëpi. Përjashtim bëjmë gastronomitë në aeroporte dhe hotele (për klientët që qëndrojnë në hotel).
Mbetet në fuqi ndalesa për grupime të më shumë se katër personave.
Duke e cilësuar situatën serioze dhe variantin e ri të virusit më të rrezikshëm, Qeveria thotë se do të përforcojë edhe kontrollet në terren dhe fton qytetarët të rrinë në shtëpi.
A.B.