Me ceremoni shtetërore e ka nisur ditën e parë të punës presidentja Vjosa Osmani. Në ceremoni Osmani u shoqërua nga bashkëshorti dhe dy vajzat.
Presidenca ka njoftuar se për shkak të pandemisë nuk është organizuar një ceremoni inaugurimi, megjithatë, janë paraparë disa aktivitete për pranimin e detyrës.
Presidentja, në ditë e parë të punës do të presë sot në takim ekipin e xhudistëve kampionë, nxënësit e Institutit ATOMI dhe do të vizitojë qendrën e vaksinimit.
Gjithashtu, Osmani do të bëjë homazhe në Prekaz dhe pranë varrit të ish-presidentit Rugova.
A.B.