Zgjedhjet në Shqipëri / Palmer do të bisedojë me Ramën, Bashën dhe Metën

Ambasada amerikane përmes një mesazhi në Twitter thotë se “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Matthew Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri”.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD Basha për të diskutuar mbi përparësitë e SHBA, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit.

Përmbajtja e këtij mesazhi tregon qartësisht se zgjedhjet e 25 Prillit do të jenë në lupën e SHBA. Turit të takimeve online të zotit Palmer nuk do t’i mungojë edhe bashkëbisedimi me kampionët e reformës në drejtësi dhe në fund do të ketë një bisedë me gazetarët të cilët kanë marrë pjesë në programet e shkëmbimit dhe trajnimit të SHBA.

Matthew Palmer është zyrtari i lartë amerikan që është gjendur pranë Shqipërisë në momentet shumë kritike të përplasjes politike apo edhe zgjedhjeve.