December 5, 2022

ASH-AAA: Shtetësia, më e lehtë për kriminelët sesa për qytetarët e thjeshtë

Për aferën e lëshimit të pasaportave, ka folur edhe deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri. Ai u shpreh se më lehtë e merr shtetësinë si kriminel se sa të jesh i lindur dhe rritur këtu, transmeton Portalb.mk.

“Në Republikën e Maqedonisë së Ver≅iut më lehtë mund të marrë shtetësi si kriminel dhe shpërndarës i narkotikëve në rrjetin ndërkombëtar se sa të jesh i lindur dhe i rritur në këtë shtet. Edhe një herë bëhet e qartë qasja fashizoide që ka MPB dhe sistemi në këto 30 vite ndaj qytetarëve të zakonshëm të cilët janë lindur e rritur në këtë shtet. Duke i llogaritur si të rrezikshëm për sigurinë e shtetit duke mos u dhënë shtetësi”, tha deputeti i koalicionit ASH-AAA, Elmi Aziri.

A.B.