Facebook fshin qindra adresa false të muxhahedinëve në Shqipëri

Facebook ka fshirë 300 llogari, faqe dhe grupe të krijuara nga muxhahedinët në Shqipëri. Muxhahedinët, grupi militant i mërguar që kundërshton Republikën Islamike të Iranit, prej disa vitesh tashmë jetojnë në Shqipëri.

Kompania e mediave sociale tha  në një deklaratë sqaroi se hoqi më shumë se 300 llogari që ishin pjesë e një rrjeti të lidhur me Muxhahedin-e-Khalq (MEK), një organ iranian i opozitës.

Sipas raportimeve, Facebook u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

Facebook tha se gjeti “lidhje” midis llogarive të rreme dhe llogarive reale të individëve të lidhur me MEK dhe faqeve nga Shqipëria.

Kompania gjithashtu njoftoi se hoqi dhjetëra llogari nga Irani, Izraeli dhe Egjipti, përcjell abcnews.al.

MEK u formua fillimisht në 1965 në kundërshtim me Shahun e Iranit dhe më vonë zhvilloi një ideologji që ndërthur Islamizmin dhe Marksizmin.

Megjithëse fillimisht mbështeti Revolucionin Islamik kundër Shahut në 1979, grupi u kthye kundër Republikës Islamike dhe filloi një luftë të armatosur në 1981.

Departamenti i Shtetit ka thënë që MEK ishte përgjegjës për vrasjen e gjashtë amerikanëve gjatë viteve 1970 dhe u etiketua si n organizatë terroriste nga SHBA deri në 2012.

Grupi tani është i vendosur në Shqipëri pasi la bazën e tij jashtë Bagdadit në 2009 mes rritjes së ndikimit iranian në Irak./abcnews.al

A.B.