Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për
Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me kryeministrin Zoran Zaev kanë marrë pjesë në takimin online me përfaqësues të komunitetit rom me rastin e 8 Prillit, Ditës ndërkombëtare të komunitetit rom.
“Procesi i integrimit të tyre në shoqëri po vazhdon me një intenstitet të lartë dhe
nuk do të ndalet me kaq. Kjo është një shenjë se pa dallim në përbërjen, programet, ideologjitë e ndryshme të përfaqësuara, fokusi dhe interesi
mbesin të pandryshuar, madje vullneti dhe entuziazmi mbesin në kapacitet të plotë dhe konsekuent e të përkushtuar ndaj përmbushjes së rekomandimeve, kritereve dhe obligimeve që rrjedhin nga deklaratat e ratifikuara universale dhe marrëveshjet ndaj përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Europian”, është shprehur
kështu Grubi në fillim të fjalimit.
Sipas tij, synimet për të drejtat e barabarta dhe një jetë dinjitoze janë mbi të gjitha dëshirë për ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse
ndërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në Bashkimin Europian.
“Sigurisht që edhe dikasteri që unë drejtoj, paraqet shtëpi institucionale për të gjitha komunitetit dhe përpiqemi që të angazhohemi
për të mirën e përgjithshme, e në këtë rast, për të mirën edhe të qytetarëve të komunitetit rom. Por, njëkohësisht, ligjet, rregullat, parimet, të jodiskriminimit, të inkluzionit dhe qasjes varen nga faktori njeri, prej vetëdijes së ndërtuar dhe ndjenjës së përgjegjësisë. Nevojitet të kuptohen efektet e dispozitave ligjore konkretisht në
terren, aty ku e gjithë vrazhdësia e inkluzionit të pamjaftueshëm i pamundëson qytetarët t’i gëzojnë të drejtat mirëpo dhe t’i përmbushin
obligimet. Këto synime për të drejta të barabarta dhe një jetë dinjitozejanë mbi të gjitha një dëshirë për të ndërtuar shoqëri gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa janë besim i sinqertë se kjo është rruga e përbashkët për në në Bashkimin Europian,
si përcaktim për të kultivuar shoqëri të barabartë pa dallime sociale, etnike, kombëtare, fetare dhe kulturore”, ka vlerësuar kështu Grubia.
A.B.