Këngëtarja Kida, bashkë me ekipin e saj eshte nisur në Dubai për projektin e ri.
Ajo para fillimit të projektit është duke shijuar pak momente relaksi. Mirëpo ajo së fundmi u fotografua me artistin gjerman Hussein Akkouche, me të cilin nuk dihet se a po bashkëpunon apo janë takuar rastësisht.
Mirëpo vëmendjen më të madhe e mori fotografia e cila fillimisht u postua nga artisti gjerman, e pastaj nga Kida. Në fotografinë e postuar nga Akkouche, I njohur për publikun me emrin artistik Samra, këmba e Kidës dukej me celulit, ndërsa në momentin kur ia bëri repost, këngëtarja kosovare e mbuloi celulitin me “emoji”.
Samra është artist gjerman, i cili njihet për disa hite dhe numëron mbi 1 milion ndjekës në Instagram./Revista Kosovarja
A.B.