Mickoski: Dorëheqje dhe përgjegjësi për 51 të vdekurit

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka kërkuar përgjegjësi për 51 personat e vdekur si pasojë e Kovid 19 gjatë 24 orëve të fundit.

“51 njerëz vdiqën për shkak të Koronës dhe Zaev thotë se ai nuk ndihej përgjegjës. Dhe nëse nuk është përgjegjësia e tij, e kujt është? Varrezat janë plot, shpirtrat janë bosh. Ky numër do të ishte më i ulët nëse do të kishte pasur vaksinime në kohë. Por provizionet ishin më të rëndësishme për ta. Dorëheqje për qeverinë mafioze, pastaj përgjegjësi dhe normalizimi. Secili atë që meriton, paqe dhe mundësi për njerëzit, përgjegjësi për kriminelët. Nuk ka shpëtim!”

A.B.