Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri njofton se për arritjen e ndërtimit të një administrate sa më efikase, ndihma e çdo qytetari në vend është e mirëpritur. Ai më tej sqaron se nëpër të gjitha qendrat “Një pikë për shërbime”, ministria ka krijuar mundësinë që pas çdo shërbimi të marrë në këto qendra, qytetari të ketë mundësinë të vlerësojë punonjësin administrativ nga i cili ka marrë shërbim, vetëm duke përdorur telefonin celular.
“Kjo procedurë kryhet mjaft thjesht, vetëm duke skanuar QR kodin e tiketës suaj për pritje në radhë dhe pastaj hapet një dritare e re nga ku mund të vlerësoni punonjësin administrativ.
Këtë mënyrë vlerësimi ne synojmë t’a aplikojmë në secilin institucion shtetëror që ofron shërbime për qytetarët dhe si rrjedhojë do të kemi një pasqyrë të saktë për punën e secilit punonjësi administrativ”, sqaron Shaqiri.
A.B.