Çifti që përfaqësonte Evropën në Ankara ishin Ursula Von Der Lajen, kryetare e Komisionit Evropian, dhe Presidenti aktual i Këshillit Evropian, Çarls Mishel.
Sidoqoftë, kishte vetëm dy karrige në sallën ultra-luksoze, një për zotin e shtëpisë, Erdoganin dhe një që Mishel vendosi që ishte për të. Në këtë situatë, Lajen u ul në një nga kolltukët për gradat më të ulëta, menjëherë përballë Ministrit të Jashtëm turk.
Skena ndodhi përpara një takimi tre orësh me Erdogan në temën për të drejtat e grave në Turqi pasi vendi vendosi të tërhiqet nga konventa kundër dhunës me bazë gjinore.
Më vonë në konferencë për media, Lajen dhe Mishel nuk e hapën fare këtë temë kurse Erdogan nuk doli aspak para gazetarëve.
Yah not supposed to be like this
pic.twitter.com/0ru16B9sq8— Bruno Maçães (@MacaesBruno) April 6, 2021
A.B.