Derisa zgjat kriza shëndetësore nuk mund të lejohet të punojnë restorantet për dasma. Vitin e kaluar i mbështetëm, por kemi një problem me ta, e ai është se nuk mund të ndahen nga të tjerët, sepse një numër i vogël i tyre janë kategorizuar sipas kategorisë së Ministrisë së Ekonomisë, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Nuk mund të bëjmë lëshime që t’iu lejohet të punojnë derisa zgjat kriza shëndetësore. Do të bëjmë gjithçka që duhet që të hynë në sistem, të kategorizohen dhe të veprohet në mënyrë adekuate me to në programet e rregullta të Ministrisë së Ekonomisë dhe nëse ka nevojë edhe me masa shtesë. Ato janë një nga kategoritë, bashkë me disa të tjera, të cilat janë më të goditura në nivel botëror, për të cilat mendojmë se si t’i trajtojmë në mënyrë adekuate. Tani fokusi është te ata të cilët me vendim të Qeverisë iu ndaluam të punojmë gjatë këtyre dy javëve”, tha Bytyqi në përgjigjen e një pyetje në konferencën për media në Qeveri.
A.B.