Në prag të muajit të Ramazanit dhe festës së Pashkëve, Presidenti Pendarovski, takoi krerët e institucioneve fetare. Siç kumtoi kabineti i tij, në takim u përmend rëndësia dhe roli i krerëve të bashkësive fetare, si në kultivimin e bashkëjetesës, që është parakusht i rëndësishëm për prosperitet dhe për përparimin e shtetit, ashtu edhe për rëndësinë e veprimeve të tyre gjatë kohës së pandemisë me Kovid-19.
