December 2, 2022

Shqipëri / Mbërrijnë 100 mijë vaksina të reja antikovid

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kanë mbërritur 100 mijë vaksina anticovid në vendin tonë, ndonëse me një ditë vonesë për shkak të bllokimit të aeroportit të Rinasit nga kontrollorët e trafikut ajror.

“Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid.

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë”, shkruan Rama në Facebook, ndërsa janë bërë publike pamjet e mbërritjes së avionit të parë në Rinas rreth një ditë pas bllokimit të fluturimeve nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror./TopChannel

A.B.