Nuk ka shtetësi përmes tre dëshmitarëve. Kryeministri Zoran Zaev në takimin e të hënës me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi do të shkon me ndryshimet në ligjin e vitit 2004 kur statusi shtetas përfitohej pas të plotësimit të njërit nga 15 kriteret e domosdoshme. Cilat janë ato kritere, Zaev thotë se do të mësohen të hënën.
“Nga takimi i fundi doli konstatimi se tre dëshmitarët nuk janë zgjidhje, por do të caktohen 10-15 kushte të përcaktuara në mënyrë taksative, që nënkupton me plotësimin e një kushti si në vitin 2004-2005, do të munden numri më i madh i tyre të përfitojnë shtetësi. Analizat tregojnë qartë se ku kanë pasur pengesa personat pa shtetësi”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
I pari i Qeverisë është optimist se takimi i ardhshëm do të sjell rezultat pozitiv dhe opozita do ta pranon ofertën e tij./Alsat
A.B.