42 të vdekur dhe një mijë e 174 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 42 njerëz si pasojë e COVID-19 ndërsa nga 4 mijë e 598 mostra të marra, pozitive kanë rezultuar 1 mijë e 174 raste.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 811 pacientë, ndërsa vazhdojnë të jenë 22 mijë e 485 raste aktive, transmeton Klan Kosova.

Numri total i të infektuarve me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut eshtë 140 mijë e 65 persona, të shëruar 113 mijë e 430 ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 4 mijë e 150 raste të vdekjes.

A.B.