December 10, 2022

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth II Princi Philip ndërron jetë

Humbje e madhe për mbretërinë britanike: Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II, ndërroi jetë në moshën 99 vjeç. Prej disa muajsh ai kishte probleme me shëndetin.

Princi Philip, burri i Mbretëreshës Elizabeth II të Britanisë së Madhe, ndërroi jetë. “Me trishtim të thellë, Madhëria e saj Mbretëresha njofton vdekjen e bashkëshortit të saj të dashur, Lartësisë së Tij Mbretërore Princit Philip, Dukë i Edinburgut,” deklaroi Pallati Buckingham. Sipas njoftimit, 99-vjeçari ndërroi jetë “në paqe në Kështjellën Windsor”.

Princi Philip kishte bërë një operacion në zemër disa javë më parë në një klinikë speciale dhe kishte kaluar disa javë në spital. Në shtëpi ai u kthye në mes të marsit. Në qershor ai do të kishte festuar 100 vjetorin e lindjes./DW

A.B.