Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, kërkoi nga Qeveria e Kosovës të angazhohet për vazhdim të shpejtë të dialogut Prishtinë-Beograd, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.
Unë kam dëshirë që t’ju pres për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, shkruante ai në letrën e urimit të dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.
Por theksin ai sërish e vendosi në mënyrë të veçantë tek kërkesa që qeveria e re në Prishtinë të angazhohet në dialog me Serbinë për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse, e cila do të mund të zgjidhte mosmarrëveshjet e gjata mes dy vendeve./TopChannel
A.B.