Numri i të hospitalizuarve është ulur, por duhet të mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar. Kështu porositi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, pas takimit dhe koordinimit të rregullt me drejtorët e klinikave, qendrave kovid në Shkup.
“Sipas analizave epidemiologjike, faktori RO ka rënë nën 1 dhe shpresojmë të mbetet i tillë. Mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe tinëzar. Ballafaqimi me këtë valë të tretë, e cila është shumë e fortë, është jashtëzakonisht i vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë”, tha Filipçe.
A.B.