Syzet që e famshmja Oprah Winfrey i ka mbajtur gjatë intervistës me princin Harry dhe gruan e tij, Meghan Markle, janë bërë një hit i vërtetë dhe shumë të kërkuara.
Intervista u shikua nga të paktën 50 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe në të gjithë botën. Megjithatë, gjithashtu tërhoqën vëmendje edhe syzet që Oprah i mbante gjatë intervistës dramatike. Ato u prodhuan nga kompania Gotti, e themeluar nga Sven Gotti në vitin 1993, në Wadensil, një qytet i vogël në brigjet e Liqenit të Cyrihut. Kompania prodhon korniza në sasi rreth 10.000 në muaj, të cilat ua shet optikëve të pavarur.
Kornizat prodhohen në punëtoritë në Zvicër, dhe kushtojnë mesatarisht midis 480 dhe 600 euro.
Sidoqoftë, modeli OR02 i që pati Oprah u krijua nga vetë Gotti dhe posaçërisht për legjendën amerikane të televizionit, pasi ai u takua me të përmes optikëve të tij të preferuar në Washington.
“Unë krijova dy modele të ndryshme për të, por kur i pa, ato i pëlqyen aq shumë sa nuk dinte cilin të zgjidhte, kështu që mori të dy palët. Winfrey ka një koleksion mbresëlënës të syzeve, por i pëlqen këto sepse ato janë të lehta pavarësisht nga madhësia që kanë”, ka deklaruar Gotti. / Telegrafi
A.B.