32 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni, numër rekord i të shëruarve

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 32 viktima dhe 1.092 raste të reja me COVID-19.

Është shënuar numër rekord i të shëruarve. Plot 2.003 persona e kanë fituar betejën me virusin.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 18.000 qytetarë ndërsa numri i vaksinave që do të mbërrijnë në vend do të rritet në fund të prillit.

A.B.