December 10, 2022

Me fotografi dhe video pa filtera, Bebe Rexha nis një fushatë në rrjetet sociale

Këngëtarja Bebe Rexha në vazhdimësi ka dhënë mesazhe përmes rrjeteve të saj sociale sa i përket standardeve të bukurisë të cilat nuk duhet të ekzistojnë.

Ajo ka inkuruajuar ndjekësit e saj që të shkëputen nga trendi i fotove të edituara e ndërhyrjeve për të arritur perfeksionin.

Së fundmi, Bebe ka nisur një kampanjë.

Duke postuar fotografitë e linjave të saj në rroba banjoje, ajo i ka kërkuar ndjekësve që t’i dërgojnë foto e video të trupave të tyre (me linja të kolme apo të holla) nën thurjen #EverybodyIsBeautiful [Çdokush është i bukur].