December 6, 2022

Në Shqipëri kapet kokainë mes bananeve

Disa qindra kilogram kokainë u sekuestruan në portin e Durrësit këtë të shtunë. Sasia e drogës së bllokuar ishte fshehur në tavanin e një kontenieri që vinte nga Ekuadori me destinacion në portin e Durrësit.

Nga kontrolli brenda në kontenierin me banane u gjetën rreth 200 pako kokaine, ndërsa policia është detyruar që të presë me freksibël pjesën e tavanit. Dyshimet e autoritetit portual kanë lindur për shkak të origjinës nga vinte ngarkesa dhe menjëherë është vendosur në zonën e rrezikut, ku i është nënshtruar një kontrolli më të imtësishëm në skaner.

Ngarkesa me banane i përket kompanisë Masabi Fruits me qendër në Kombinat Tiranë. Aksioner rezultojnë Klajdi Xibraku dhe Erion Peti, emra të padëgjuar më parë për përfshirje në trafik droge.

Kontenieri ku u gjet kokainë është shkarkuar nga anija e kontenierëve “Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin  grek të Pireut./Top Channel

A.B.