Rriten çmimet e produkteve bazike, vaji mbi 100 denarë për litër
Çmimet e produkteve ushqimore bazike vazhdojnë të rriten shumë, qytetarët thonë se mezi i mbulojnë shpenzimet mujore. Vaji i gatimit ka arritur çmim prej njëqind denarë për litër, por çmime më të larta kanë edhe frutat dhe perimet. Çmimi mesatar i një kilogram domate është njëqind denarë, trangujt tetëdhjetë denarë, ndërsa limonët dhe portokajtë gjashtëdhjetë denarë.
Sindikatat vlerësojnë se çmimet rriten në mënyrë artificiale dhe për shkak të çmimeve të larta, rriten edhe harxhimet e qytetarëve.
“Rritja e shportës së konsumit të produkteve elementare që muajin e kaluar pa arsye dhe artificialisht u rritën dhe me këtë ulet fuqia blerëse e punëtorëve në Maqedoni”, thonë nga sindikatat.
Çmimet e ushqimit në tregjet globale rriten për të dhjetin muaj me radhë. Sipas Organizatës për ushqim të OKB-së, rritje më të madhe ka në çmimet e mishit, vajrave dhe produkteve të qumështit./Alsat