Reagon Hasani për ndarjen e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve

Zv/ministri i Shëndetësisë ka reaguar pas ndarjes së mirënjohjeve nga Shoqata e Mjekëve e cila sipas tij ka anashkaluar mjekët shqiptarë, sidomos ata që janë të parët në luftën kundër pandemisë.

“Ndarja e çmimeve nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë edhe një herë solli në pah ndasitë që ekzistojnë në shoqërinë tonë në baza etnike. Kjo më së paku duhet të ndodh tek mjekët, e sidomos në këtë moment. Më të rëndë e bën fakti i mos njohjes së mundit të mjekëve të rëndësishëm në këtë luftë kundër pandemisë, të cilët rastësisht janë shqiptarë për nga etnia, por zemërmëdhej për nga humanizmi”, shkruan Hasani.

Për këtë rast kishte edhe reagime të tjera kurse mirënjohjet u ndanë, siç u kumtua nga shoqata, për mjekët që kanë qenë të përfshirë në luftën me pandeminë.

A.B.