360 gradë: Rashkovski vozit xhip lukzos që nuk figuron në listën anketuese

“360 gradë” kontrolloi gjendjen e pronës që Rashkovski ka raportuar në Komisionin Antikorrupsion. Nga dokumentet që kemi siguruar përmes një kërkese për qasje në informacionin publik, mund të shihet se xhipi që ai po drejton nuk është në listë. Vetura është një “Volvo XC 90” nga modeli aktual. Modeli i fundit është me vlerë prej 74,000 eurosh. Një xhip i tillë drejtohet nga Dragi Rashkovski, sekretar në Zyrën e Kryeministrit, dhe një automjet i tillë nuk është regjistruar në listën e tij anketuese.

Komisioni Antikorrupsion po kreh pasurinë e Rashkovskit dhe Prokuroria për Krim të Organizuar po kryen një hetim për prokurimin e softuerit për shkeljet në trafil, për të cilin akuzat për parregullsi ligjore rëndojnë mbi Rashkovskin.

A.B.