Fillon takimi mes Zaevit, Selës dhe Gashit për shtetësinë

Në Kuvend ka filluar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe dy liderëve të koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi. Takimi është i dyti me radhë për ligjin për shtetësi të propozuar nga opozita shqiptare. Palët kishin paralajmëruar se në ketë takim ështe e mundur arritja e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët.

Për shkak të ligjit për shtetësi, opozita shqiptare në Kuvend ka bllokuar disa ligje me dhjetëra mijëra amendamente.

A.B.