Hoxha: P(a)ortalet e VMRO-së dhe poltronët e tyre shqiptar shpifin – nesër do të marin përgjigje

Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, ka reaguar në lidhje me akuzat  e fundit që po vijnë në adresë të tij për harxhimet ne ministri. Hoxha këto pretendime i quan shpifje dhe se deklaron se nesër do t’ju përgjigjet në detaje dhe me transparencë.

Ja reagimi i Hoxhës:

“Kur sulmohesh nga p(a)ortalet e VMRO-DPMNE-së për shkrime të pavërteta të publikuara fillimisht nga poltronët e tyre shqiptarë në opozitë, mund të konstatoj se une si ministër dhe gjithë ekipi im jemi në rrugë të drejtë në menaxhimin e institucionit.
Shpifjet dhe dezinformatat që plasohen se unë si ministër kam shpenzuar 23.000 (sipas poltronëve shqipfolës) apo 22.000 euro (sipas padronëve të tyre nga VMRO) për kafe dhe ushqim, do t’u përgjigjem nesër me një raport transparent për çdo shpenzim që është bërë nga 1 Janar 2021 deri 31 Mars 2021!”, ka shkruar Hoxha në Facebook./Monitor/