Johnson&Johnson fillon furnizimin e BE-së me vaksina, ja sa pritet t`i sjellë

Kompania Johnson&Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Evropian, transmeton Reuters.

Shpërndarja ishte planifikuar të ndodhte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin.
Kompania amerikane është zotuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton.

Vaksina e Johnson&Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit./GazetaMapo

A.B.