Kuvendi i Shqipërisë miraton aktet normative për përdorimin e vaksinave kineze

Kuvendi i Shqipërisë miraton dy aktet normative për vaksinat kineze. Aktet normative kanë fuqie e ligjit dhe nëse nuk miratohen ne Parlament brenda 45 ditëve nga miratimi ne qeveri humbasin fuqinë ligjore.

Deputetët e Komisionit të Shëndetësisë ndërprenë fushatën elektorale dhe u rikthyen në Kuvend për të miratuar aktet normative, të cilat i dhanë dritën jeshile përdorimit të vaksinës kineze në Shqipëri. Para se ligjvënësit te vulosnin aktet, zëvendës ministrja Mira Rakacolli  ndau me ta të dhenat e komitetit  vlerësues të efektshmërisë së 4 tipeve të vaksinave te cilat janë përdorur në vendin tonë.

A.B.