“Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë dha mirënjohje për mjekët në vijën e frontit kundër KOVID-19. Nuk do të ishte e diskutueshme nëse në listë do të përfshiheshin edhe mjekët më të përkushtuar në atë luftë dhe të gjithë ata që kanë kaluar në repartin infektiv me siguri e dinë se kush janë ata”, shkruan Muhamet Zeqiri, nënkryetar i LSDM-së dhe Sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.
“Me gjithë respektin për të gjithë ata që morën çmime, por është turp për këtë shoqatë që midis emrave të mjekëve nuk është Dr. Ilir Demiri, një nga më të përkushtuarit në luftën kundër Covid-19 që nga fillimi i pandemisë deri më sot dhe që madje edhe me paterica çdo ditë është me pacientë! Midis të lënëve pas dore janë edhe shumë mjekë të tjerë të përkushtuar 100% të cilët gjithashtu nuk janë në listë. Unë nuk dua të besoj se kjo është për shkak të përkatësisë së tyre etnike ose ndonjë përkatësie tjetër”, reagon Zeqiri.
Më tej ai vazhdon, “Ndërkohë, kuptova se midis atyre që morën lavdëdata janë dy mjekë që nuk hynë kurrë dhe nuk kishin asnjë kontakt me pacientët me Covid 19 dhe një mjek i cili në fillim të pandemisë iku në pushim mjekësor për 8 javë. Turp!”.
A.B.