BDI-ja publikon videon me detaje për shtetësinë

Ministrat e kabinetit qeveritar nga radhët e BDI-së kanë publikuar një video material me të dhëna për marrjen e shtetësisë.

“Ju ftoj ta ndiqni këtë video sqarim rreth ndryshimeve ligjore dhe institucionale të cilat mundësuan që 43.321 shqiptarë ndër këto vite të pajisen me dokumentin e shtetësisë, ndërsa aktualisht në procedurë janë vetëm 2.674 persona nga të cilët më pak se gjysma janë shqiptarë”, shkruajnë ministrat në mbishkrimin e videos në rrjetet sociale. Më poshtë është video materiali.

A.B.