Covid-19 / Mickoski: Shteti t’ua kthejë paratë atyre që janë shëruar në spitalet private

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon që shteti t’ua kthejë shpenzimet qytetarëve që janë mjekuar nga Kovid në spitalet shtetërore. Përgjigja e tij ishte ndaj propozimit të Qeverisë për kufizimin e shpenzimit të mjekimit në spitalet private, maksimumi në 300 mijë denarë.

“Jo vetëm që do të japim mbështetje por edhe do të propozojmë që ajo të zgjerohet edhe te ta pacientë që deri tani i kanë shfrytëzuar shërbimet e spitaleve private. Nëse kanë dëshmi, atë ta dorëzojnë dhe shteti të jetë i detyruar që ata mjete t’i rimburësojë”, deklaroi kreu i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski mendon se kjo duhet të ndodhte shumë më herët.

“14 muaj më vonë, pas 4 mijë personash të vdekur, më shumë se 130 mijë persona të infektuar, dhe atyre sot u kujtohet se duhet t’i kufizojnë shpenzimet të spitalet private. Kjo duhet të ndodhte që të fillim”, mendon Mickoski.

A.B.